Plagosja nënë e bir për një vend parkimi në Durrës: Një person në pranga

Një ditë më parë në qytetin e Durrësit mbetën të plagosur nënë e bir pas një konflikti për një vend parkimi. Në pranga për ngjarjen ka përfunduar Erges Juba, i cili dyshohet të jetë personi/ fqinji që ka qëlluar.
Policia njofton se konflikti ka nisur mes një personi me incialet O.Ç dhe Zyber Jubës,i cili ka mbetur i plagosur pas goditjes me sende të forta. Gjatë konfliktit në vendin e ngjarjes ka shkuar vëllai i Zyber Jubës i cili qëlloi në drejtim të vëllait dhe qytetetarit O.Ç, Flamur Çermës 23 vjeç dhe nënës së tij Valbona Çerma 51 vjeç.
Konflikti ka agravuar duke përfshirë dhe dy persona të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim. Ata janë vëlla i të arrestuarit Erges Juba, dhe një 28-vjeçar me inicialet O.N.
Pas plagosjes, autori e ka hedhur armën në një zonë larg vendngjarjes. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Vrasja e mbetur në tentativë", "Armëmbajtja pa leje" dhe "Dëmtime të tjera me dashje".
*Tiranapost.al.