Aktualitet

Plazh si qëmoti! Por këto tre biznese në Durrës nuk binden: Vendosin çadra dhe shezlongë

Plazh si qëmoti! Por këto tre biznese në Durrës nuk binden:

Kryeministri Rama ka deklaruar se nga 1 qershori do të hapen plazhet vetëm për hotelet që kanë hapësirën e tyre private për të vendosur çadrat, ndërsa nga data 10 qershor, plazhi do të hapet për të gjithë dhe ndryshe nga vitet e tjera, nuk do ketë zaptime nga subjektet në zonat publike. Që do të thotë se qytetarët mund të marrin me vete çadër dhe ta vendosin ku të dëshirojnë, mjafton të respektohet rregulli i distancimit nga të tjerët.


Por ditën e sotme, tre subjekte në Durrës, duke u përgatirur për sezonin vëndosën çadra dhe shezlonge pa leje dhe në pronë publike.

Plazh si qëmoti! Por këto tre biznese në Durrës nuk binden:
 
Policia bashkiake e Durrësit në bashkëpunim me policinë e shtetit morën masat pranë Shkëmbit të Kavajës për lirimin e plazhit nga çadrat dhe shezlongët të vendosura pa leje dhe në kundërshtim me aktet normative për situatën e krijuar nga Covid -19 duke i gjobitur me nga 5 mijë lekë.

Plazh si qëmoti! Por këto tre biznese në Durrës nuk binden:

Bashkia e Durrësit u bën thirrje të gjitha subjekteve që ushtrojnë aktivitet gjatë vijës bregdetare që të mos ndërmarrin iniciativa të tilla që bien ndesh me ligjin.