Aktualitet

Plazhi në Qerret nuk ka roje: Dy vajza rrezikuan të mbyteshin

Plazhi në Qerret nuk ka roje: Dy vajza rrezikuan të mbyteshin
Foto ilustruese nga plazhi i Qerretit.

Fatmirësisht dy vajzat janë shpëtuar nga policët e zonës, por mungesa e rojeve në plazh mbetet një shqetësim për pushuesit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak më parë në plazhin e Qerretit në Kavajë. Vajzat të moshës 15 dhe 10 vjeç po laheshin në det, por dallgët i kanë tërhequr duke e bërë të pamundur të dalin në breg. Ato kanë bërtitur duke kërkuar ndihmë dhe sipas pushuesve ata u shpëtuan në kohë nga policia.

Dy vajzat janë dërguar në spitalin e Durrësit dhe fatmirësisht nuk kanë asnjë rrezik për jetën. Për shkak të kësaj ngjarje që mund të kthehej në tragjike janë shtuar forcat e policisë.