Aktualitet

Pneumologu: Kam parë pacientë të mi me Covid në lokalet e Tiranës!

Pneumologu: Kam parë pacientë të mi me Covid në lokalet e

Pneumologu Adrian Jorgji ka treguar me keqardhje të madhe se ka njerëz nuk po ndërgjegjësohen dhe po kthehen në rrezik për të tjerë, duke përhapur virusin. Ai ka treguar se ka parë pacientë të tij të diagnostikuar më Covid-19 të cilët kanë dalë lirshëm në lokalet apo baret e Tiranës, madje e kanë bërë këtë edhe ditën kur janë diagnostikuar me Covid.

Kjo deklaratë që tregon veprimin e turpshëm u bë nga mjeku Jorgji në emisionin në ABC News ku tha:

‘Unë i mëshoj fort ndërgjegjes qytetare. Unë kam parë pacientë të mi, edhe ditën që janë diagnostikuar, ulur për kafe apo për një gotë në lokale të ndryshme. Dhe po flasim për pacientë me Covid, shpreh keqardhjen për këtë’.

Në Shqipëri është miratuar ligji dhe parashikohet edhe ndëshkim të personave të cilët janë me Covid dhe nuk qëndrojnë të izoluar në shtëpi.

Sipas ligjit në fuqi:

Çdo person që nuk zbaton urdhrat për karantinimin apo shkel rregullat dënohet me burgim nga 2 (dy) deri në 3 (tre) vjet.

Ndërkohë, përhapja me dashje e COVID-9 dënohet nga 2 deri në 5 vite

Dënimi është më rëndë deri në 8 vite kur përhapja me dashje e virusit shkakton pasoja të rënda për shëndetin ose është rrezikshme për jetën e njerëzve.