Aktualitet

Po dilnin nga Shqipëria, dy grekëve u sekuestrohen 30 mijë euro

Po dilnin nga Shqipëria, dy grekëve u sekuestrohen 30 mijë euro

Dy shtetas grekë janë nën hetim pasi tentuan të kalonin nga Kakavija 30.600 euro të padeklaruara.

"Gjatë kontrollit të sendeve personale dhe bagazheve, në dalje të Republikës së Shqipërisë, shtetasit grek A. D., 46 vjeç, banues në Argos, Greqi, i janë gjetur të fshehura dhe i janë sekuestruar 20200 euro, të cilat nuk i deklaroi pranë autoriteteve doganore.

Po në dalje të Republikës së Shqiperisë është përzgjedhur për kontroll të detajuar shtetasi grek A. D., 30 vjeç, banues në Argos, Greqi, të cilit gjatë kontrollit në sendet personale i janë gjetur të fshehura 10400 euro, të cilat nuk i deklaroi pranë autoriteteve doganore", thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë është proceduar penalisht edhe italiani A. B., 37 vjeç, banues në Napoli, Itali, pasi automjeti i tij rezultonte i vjedhur dhe në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.