Ç`po ndodh në Elbasan? Vijon zjarri tek ish-Metalurgjiku

E Martë 7 Nëntor 2023, 10:18
TiranaPost
Prej orës 11:00 të ditës së djeshme vijon ende zjarri tek ish-Metalurgjiku në Elbasan. Në një vendgrumbullim të objekteve për skrap, në rrethana ende të paqartë ka rënë zjarr dje dhe flakët nuk janë shuar ende.
Ka pasur disa shpërthime për shkak të objekteve me veti shpërthyese, si bombula të vjetra gazi, në vendgrumbullim dhe kjo ka shtuar flakët.
Drejtori i emergjencave civile Haki Çako ka qenë në vendngjarje për të monitotuar situatën e vështirë.
Aktualisht po mendohet ndërhyrja nga ajri.
Problemi më i madh është tymi që ka mbuluar zonën dhe mbetjet toksike që gjenden në të.