Aktualitet

Ç'po ndodh tek Infektivi? Vdesin dhe dy pacientë, shtohen të shtruarit në gjendje të rënduar

Ç'po ndodh tek Infektivi? Vdesin dhe dy pacientë, shtohen

Rëndohet situata me pacientët të infektuar me koronavirus. Dy prej tyre nga Tirana të cilët ishin shtruar tek Infektivi kanë ndërruar jetë, duke rritur bilancin e viktimave në 76. Bëhet fjalë për dy pacientë, të moshave 69 dhe 67 vjeç.

Ndërsa në spital janë të shtruar 89 pacientë. Numri i atyre në gjendje më të rëndë është rritur në 11, të cilët ndodhen në terapi intensive, me një të intubuar.

Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik:

Dy qytetarë nga Tirana 67 dhe 69 vjeç e kanë humbur betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, megjithë përpjekjet e mjekëve, të cilët po bëjnë të pamundurën në Spitalin Infektiv.

Një lutje për qytetaret të tregojnë kujdes sepse rastet në spitalin infektiv po shtohen çdo ditë e më tepër dhe me gjithë të shëruarit që kanë lënë spitalin në 24 orët e fundit, aktualisht janë 89 pacientë në spital, 11 prej të cilëve në gjendje serioze në terapinë intensive, 1 prej tyre i intubuar në gjendje të rënde. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave.

COVID-19 – Statistika (5 Korrik 2020)

Testime totale 28801
Raste pozitive 2893
Raste të shëruara 1657
Raste Aktive 1160
Humbje jete 76 (Qarku Tiranë 43, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës 1, Elbasan 2)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 449
Durrës 205
Shkodër 169
Vlorë 119
Lezhë 60
Fier 48
Korçë 36
Kukës 20
Elbasan 16
Berat 16
Gjirokastër 13
Dibër 9