Aktualitet

Po pensionistët që s’kanë fëmijë pranë, lekë në telefon dhe askënd t’u çojë bukën?

Po pensionistët që s’kanë fëmijë pranë,

Ka një problem të madh me pensionistët. Me të drejtë ata nuk duhet të dalin për shkak të koronavirusit dhe duhet të jenë në shtëpi, por ka prej tyre që nuk kanë fëmijë t’ua bëjë pazarin. S’kanë as para mjaftueshëm që të kenë nje kartë në telefon për të bërë mesazhin e lejes, ka që nuk kanë as ndihmë nga bashkitë.

Çfarë ndodh me ata? Duhet të rrinë në shtëpi dhë të pinë ujin e çezmës?

Ja disa histori me raste të ndryshme në Shqipëri që sjellin ekranet.

Report TV sjell nga Korça rastin e një pensionisti që thotë se po shkel rregullin e daljes, por nga halli:

Po na sorollatin, nuk dimë ku të drejtohemi. Po shkel rregullin nga e keqja, kam nevojë që të blej bukë.

Po pensionistët që s’kanë fëmijë pranë,

Një tjetër thotë:

Dal nga nevoja, ku di unë të përdor telefonin nuk kam as lekë në telefon. Bashkia s'na ka ndihmuar me asgjë. Unë fëmijët i kam jashtë shtetit, jam me burrin të dy të sëmurë, por do paguaj ujin, dritat, do ha bukë.

ABC News sjell historinë e një pensionisteje nga Vlora e cila jeton e vetme:

Jam 84 vjeçe jam pa njeri fare në shtëpi. Po pi ujë me sheqer. Dhe do dal le të më marrë dhe të më fusë në burg policia se unë po rri pa ngrënë. I dërgova sekretares së Dritan Lelit dhe nuk e vuri ujin në zjarr dy ditë pa bukë, ujë me sheqer piva mbrëmë. Nuk më zinte gjumi. Sikur një dorë makarona të kisha të bëja supë. Unë nuk und të kërkoj në lagje tani.

Po pensionistët që s’kanë fëmijë pranë,

Top Channel tregoi rastin e një gruaje e cila nuk ka mundësi të paguajë dritat:

Dua t`i paguaj dritat këtë muaj, por s`e di sesi. Kur kishim fëmijët në shkollë nuk e ndiznim kondicionerin, por tani që i kemi në shtëpi nuk kursejmë dot.

Një pensionist nga Lezha thotë se nuk di të marrë leje online:

Nuk ka marrë leje se këto më shumë janë përralla politike. S'kam për çfarë të aplikoj?! Të aplikoj për të dalë më bërë pazar? Për më ngrënë bukë? Nuk kam pa asnjë polic. Për çfarë të më gjobisin? A kam vrarë ndokënd?! Kjo është një super rrenë.

Po pensionistët që s’kanë fëmijë pranë,