Aktualitet

Po përdoret si qendër vaksinimi. FSHF i kërkon qira Ministrisë së Shëndetësisë për 'Air Albania Stadium'

Po përdoret si qendër vaksinimi. FSHF i kërkon qira

Nuk ka një njoftim zyrtar nga Federata Shqiptare e Futbollit, por mediat televizive kanë treguar se ministrisë së Shëndetësisë i është kërkuar qira për përdorimin e stadiumit, aktualisht ku është ngritur qendra e procesit të vaksinimit anti Covid, prej 11 janarit.

Burime nga FSHF për Report TV kanë thënë se arsyeja e kësaj kërkese është pasi këtë periudhë stadiumi ka një kosto mirëmbajtjeje.

Mësohet se FSHF-së i është premtuar se do të jenë në dispozicion para datës 28 mars, data kur Kombëtarja do të luajë në ndeshjen kundër Anglisë për eliminatoret e Botërorit.

*Tiranapost.al.