Aktualitet

‘Po përdorin familjarët e mi politikisht', Margariti: E turpshme, Teatri u vlerësua si një godinë pa vlera

‘Po përdorin familjarët e mi politikisht', Margariti: E

 

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka deklaruar se është e turpshme se si çështja e Teatrit po kthehet në një çështje politike. Gjatë fjalës në Kuvend, ajo nuk ka lënë pa përmendur edhe që Teatri Kombëtar është lënë jashtë listës së monumenteve me vlerë në vitin 2007, nga ata të cilët sot po protestojnë.

Sipas Margaritit, është akoma edhe më e turpshme se sot po përdorin politikisht emrat e familjarëve të saj në lidhje me këtë çështje.

Ministrja pranoi se gjyshi i saj ka qenë një ndër arkitektët, që ka restauruar vite më parë Teatrin.

Deklarata e Ministres Margariti në Kuvend: 

“Dialogu ka filluar këtu e 20 vite më parë është kërkuar kryesisht nga artistët, aktorët e Teatrit. Sot çuditërisht është kthyer në temë politikë. Për të kthyer në debat është e turpshme. Të lidhësh kulturën me politikën është e trupshme. Askush nuk mohojë që janë bërë takime, dhe radhët e atyre artistëve që u larguan nga dialogu janë zënë me politikanë. Kanë shprehur programet për Teatrin dhe sot vetëm që kanë tjetër qasje janë kundër bashkë me politikën. Vlerësuan se ishte një godinë pa vlera. Kurse sot është e turpshme që po ata në 2007 vendosën mos ishte monument kulture kurse sot vënë kujën që kanë vlera të tilla. Artistët kanë nevojë për jo një godinë me arna. Sot po përdorin politikisht emrat e familjarëve të mi kjo është akoma edhe më e turpshme. Nuk është koha të lidhim artin dhe kulturën me politikën. Megjithatë i bëjmë zotimin artistëve se ata Teatrin e tyre do ta kenë,” është shprehur Margariti.