Aktualitet

Po përgatitemi për valën tjetër: Në vjeshtë do kemi dy armiq

Po përgatitemi për valën tjetër: Në vjeshtë do

Nuk dihet nëse do të ketë një valë tjetër të koronavirusit në vjeshtë, po një skenar i tillë ka bërë që autoritetet shëndetësore të marrin masat. Shtuar faktit se në vjeshtë rikthehen edhe viruset e tjera stinore, siç është virusi i gripit. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka thënë se strukturat shëndetësore po përgatiten për valën tjetër, duke shtuar se koronavirusi nuk ka ikur, përkundrazi po shkon në rritje.

 “Po përgatitemi për një valë tjetër, do të thotë se është prania e virusit të gripit, sepse këtë valë e kemi. Jo vetëm nuk ka ikur, por po shkon në rritje. Dihet që në vjeshtë vijon gjithmonë periudha e gripit, por duke gjetur dhe coronavirusin, normalisht kemi dy armiq që duhet të mbrohemi nga të dy.”

Për qytetarët ai tha që masat duhen zbatuar dhe se jemi në momentin që sistemi shëndetësor duhet të mos shkojë në kolaps.

“Duhet të ngulim këmbë me zbatim të masave. Të zbatojmë këto që janë marrë në këto momente, por nuk po zbatohen rregullisht. Jemi në një momentin që shifrat janë rritur. Jemi në momentin që nuk duam që sistemi shëndetësor të shkojë në kolaps”.

Brataj përsëriti apelin që kryesisht mjekët dhe grupet më të riskuara të bëjnë vaksinën e gripit me patjetër:

 “Duke parë që ky virus është shumë dinamik, duhet të shkojmë drejt të panjohurës me masa efikase. Me gripin duhet filluar më përpara se sa vitet e tjera. Kjo i përket grupit që merret me gripin. Vaksina e gripit ka qenë falas. Në këto kushte duhet të ishte efikase. Kush është personeli në risk?  Janë bluzat e bardha, forcat e rendit, moshat e thyera, persona me sëmundje bashkëshoqëruese. Duhet ta bëjnë të parët këtë.  Këto janë fashat e para që duhet dhe do të plotësohen”. 

Intervista në Euronews.