Aktualitet

Po përhapen mesazhe zanore dashakeqe për koronavirusin, ministria e Shëndetësisë: Nuk kemi asnjë rast deri tani, ku të lexojmë infot e fundit

Po përhapen mesazhe zanore dashakeqe për koronavirusin, ministria e

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me në krye Ogerta Manastirliun informon dhe u bën thirrje qytetarëve që të shmangin informacionet e rreme që në këto momente po përhapen edhe në formë mesazhesh zanore për koronavirusin me qëllim rritjen e panikut.

‘Të gjitha informacionet që përhapen në rrugë jo zyrtare, në rrjete sociale, media, nuk duhet të merren në konsideratë pasi nuk referojnë situatën reale dhe dëmtojnë mbi të gjitha sigurinë publike duke përhapur panik të panevojshëm. Aq më pak duhen besuar mesazhe zanore dashakeqe, të sajuara dhe hedhur në qarkullim njësoj si ato të pak muajve më parë pas situatës së tërmetit’, thekson ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që shton se të gjitha informacionet mbi situatën e koronaviriusit publikohen http://shendetesia.gov.al/dhe në profilet në rrjete sociale dhe media.

‘MSHMS publikon çdo ditë informacionin zyrtar mbi koronavirusin në përputhje me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë’.

Ministria e Shëndetësisë rekomandon të gjithë qytetarët që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike.

Po përhapen mesazhe zanore dashakeqe për koronavirusin, ministria e

Po përhapen mesazhe zanore dashakeqe për koronavirusin, ministria e