Po qëndronte në karantinë në Itali: Gjendet i pajetë 28 vjeçari shqiptar
E Martë 14 Korrik 2020, 20:43
TiranaPost
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Itali. Një shqiptar i moshës 28 vjeç është gjendur i pajetë në dhomën e qendrës për riatdhesime dhe azilkërkues në Gorizia të Italisë. Sipas mediave italiane, ai ndante dhomën bashkë me një shtetas maroken ku ishin karantinuar për 14 ditë sipas rregullit kundër pandemisë së koronavirusit.
Në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhunë dhe aktualisht mbetet i paqartë shkaku i vdekjes. Në qendrën ku qëndronte janë mbajtur dhe protesta nga emigrantët.
Identiteti i të riut shqiptar nuk bëhet me dije nga mediat italiane.
Hetimet për ngjarjen vijojnë.