Aktualitet

Po të ishte shumë i pasur Sokol Balla do fshinte çdo të dhënë nga Google për të

Po të ishte shumë i pasur Sokol Balla do fshinte çdo të

“Nëse do kisha mundësi të bëja diçka, do fshija çdo të dhënë nga Google”.

Ishte kjo një nga përgjigjet e Sokol Ballës i ftuar në “Më lër të flas” me Romeo dhe Donald Veshaj.

Gazetari Sokol Balla i është përgjigjur pyetjeve ngacmuese kryesisht në lidhje me kolegun e tij Blendi Fevziu, nëse ka më shumë ora sesa ai, etj., etj., Balla tha se e sigurt që nuk është më i pasur nga ai.

Për emisionin tha se nuk i ka qëlluar që ta ndjekë të plotë.

Cilin personazh politik nuk do ftoje kurrë në emision?

Sokol Balla: Nga ata që janë gjallë?

Po.

Sokol Balla: Unë nuk kam interes për Fatos Nanon, por besoj as publiku s’ka më interes.

Personazhi që të pëlqen më shumë në politikë?

Nuk u përrgjigj.