Aktualitet

Po transportonte 7 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 24-vjeçari

Po transportonte 7 emigrantë të paligjshëm, arrestohet

Operacioni policor i koduar si "Perimetri" ka vënë në pranga një 24-vjeçar që po tentonte të kalonte në kufi 7 emigrantë të paligjshëm.

S. L., 24 vjeç, banues në Elbasan, i cili u kap nga shërbimet e policisë në afërsi të fshatit Memlisht, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Toyota”, në drejtim të Tiranës, 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.