Aktualitet

Po udhëtonte me dy djem të rinj! Çfarë tha Fjolla Morina kur iu gjet në çantë pistoleta?

Po udhëtonte me dy djem të rinj! Çfarë tha Fjolla Morina

Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina, u ndalua sot nga policia në pikën kufitare të Morinës, pasi iu gjet një pistoletë dhe 23 fishekë. Ajo po udhëtonte në makinën Audi Q7 bashkë me dy djem të rinj, 29 vjeçarë.  

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës Policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri tip “Zoraki”, ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistoletë në dukje e dyshuar lodër çakmak.

Po udhëtonte me dy djem të rinj! Çfarë tha Fjolla Morina

Pasi iu gjet pistoleta, këngëtarja nuk dha asnjë sqarim. Sipas raportimeve, fillimisht këngëtarja tha që ishte lodër, ndërsa nga inspektime u zbulua se ishte funksionale. Deri më tani nuk bëhet me dije nëse 34-vjeçarja ka sqaruar sesi e ka siguruar pistoletën. Aktualisht ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Kukësit.  

Po udhëtonte me dy djem të rinj! Çfarë tha Fjolla Morina

Bashkë me Fjollën po udhëtonin dy djem, F.M., 29 vjeç, banues Bresalc, Kosovë dhe F.S., 29 vjeç, banues për Belgjikë, të cilët gjithashtu u arrestuan për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.