Aktualitet

Jo, nuk po zhvendosen votues pa dijeninë e tyre! Do votohet si herën e kaluar

Jo, nuk po zhvendosen votues pa dijeninë e tyre! Do votohet si herën e

Nisur nga disa lajme të publikuara mbrëmë ku thuhej se po u ndryshohej adresa për të ndikuar në qendrat e votimit, pa dijeninë e tyre disa qytetarëve si votues të djathtë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj doli sot në konferencë për shtyp duke përgënjeshtruar lajmin. 

Qytetarët do votojnë në qendrat ku kanë votuar herën e kaluar, ndryshime arbitrare nga lart nuk do të ketë, përveçse nga vetë qytetarët, tha ministri duke mos përmendur emrin e medias, por duke shtuar se do bëhen të gjitha verifikimet për këtë lajm që e cilëson të rremë:

Nuk ka asnjë lloj ndryshime për qendrat e votimit. Esktrakti i parë i listës së zgjedhësve do të publikohet në 5 tetor.

Procesi i saktësimit të adresave nuk e prek qendrën e votimit për zgjedhjet e datës 25 prillit. Po zbatohet më në fund projekti për sistemin e adresave. Kaosi i tranzicionit solli dhe zhbërjen e adresave të qytetarëve.

Ka nga ata që vazhdojnë me teorinë se Nëse nuk ka diell dikush e ka vjedhur.

Jemi të angazhuar për një sistem të rregullt adresash.

Sot askush nuk mund të luajë më me banorët.

Qytetarët ti verifikojnë adresat në E-Albania. Adresa e saktë është kusht për shërbimet.

Qytetarët do vijojnë të votojnë në qendrat ku kanë votuar.

Saktësimi i adresës nuk ndryshon qendrat e votimit.

Për lajmet e rreme, do të bëhen verifikimet.

Distancohuni nga tentativa për përhapjen e lajmeve të rreme.

Verifikoni paraprakisht nga institucionet përgjegjëse ligjore për çështje kaq me rëndësi që dëmtojnë interesin publik.

Adresat e qytetit tonë jepeshin më parë si përshkrime udhëtimi si tek Pallati me Shigjeta të Brryli, prapa Oxhakut etj. Njerëzit ishin pajtuar me këtë absurditet. Nëse një kryebashkiak do vendoste të lyente ndryshe Pallatin me Shigjeta do ishte vështirë të gjendeshe një shtëpi.