Podcasti i Ditmir Bushatit me Nik Gjeloshajn: Çfarë ka pas Shkodrës?
Nik Gjeloshaj, zv.kryeministri i parë në Mali e Zi flet në podcastin e Ditmir Bushatit, për të ardhmen ekonomike dhe politike të shqiptarëve. Mali i Zi i ndarë si një shishe e mbushur përgjysëm që varet kush e sheh, optimisti pjesën e mbushur apo pesimisti pjesën e zbrazët. Nik Gjeloshaj, vjen si një optimist e tregon pse ka arsye të jetë i tillë.
Ndërsa Ditmir Bushati, nuk fsheh keqardhjen për marrëveshje të firmosura si nga ai vetë, si mes dy kryeministrave, që sot e kësaj dite kanë mbetur mbas.
A do të mund te futet Shkodra, pjesa veriore brenda Korridorit blu? (Korridori Blu është një projekt jo vetëm kombëtar, po edhe rajonal e evropian, pjesë e European Connectivity Netëork, i cili lidh Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë me unazën mesdhetare që sot për sot ndalet në jug të Kroacisë)
Pse njihemi pak me shqiptarët e Malit të Zi?
Çfarë mund të bëjë politika, jo e numrave por e shpirtit, për nje të ardhme më të mirë?
Dhe a është e mundur që në 2028 Mali i Zi të bëhet vendi anëtar i 28 i BE?
Të gjitha përgjigjet i gjeni në linkun e mëposhtëm.