Aktualitet

Nesër nuk lejohen makinat! Sqarim nga policia

Nesër nuk lejohen makinat! Sqarim nga policia

Nesër qarkullimi i makinave është i ndaluar në të gjitha qytetet e vendit, përjashtuar atyre që kanë leje për punë.

Ndërsa njoftimi i Ramës mëngjesin e sotëm bëri konfuz qytetarët, pasi kuptohej se nesër nuk do të kishte kufizime për automjetet, sqarimi i policisë tregon të kundërtën.

Policia e Shtetit informon se të dielën do të jenë të hapura të gjitha bizneset, si dhe do jetë e lirë lëvizja për këmbësorët, por nuk do lejohet në asnjë qytet të vendit qarkullimi i automjeteve.

“Gjithashtu, edhe për këtë fundjavë nuk do lejohet hyrja dhe dalja në zonat e kuqe, si dhe ndalohet lëvizja drejt plazheve nga zonat që nuk janë zona bregdetare.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të zbatojnë me rigorozitet ndalim-qarkullimin me automjete për ditën e nesërme, si dhe të respektohet distancimi social në të gjithë vendin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nesër nuk lejohen makinat! Sqarim nga policia

Lexo më shumë: