Aktualitet

Policia e quan ‘mrekulli’ atë që pa për tre orë në aksin Sauk-Teg

Policia e quan ‘mrekulli’ atë që pa për tre orë

Policia e Shtetit e cilëson një mrekulli rezultatin e inspektimit për tre orë me radar në aksin Sauk-Teg, ku automjetet kalojnë shpejtësinë e lejuar dhe është një vend që kthehet në burim aksidenti.

Në njoftimin për mediat, policia duket se është përballur me diçka që duket se nuk e priste, pasi askush nuk shkeli rregullat.

Ajo bën me dije se gjatë këtij orari nuk është evidentuar asnjë mjet i cili qarkullonte me mbi 100 km/h. Autoritetet bëjnë me dije se shpejtësia maksimale ka qenë 98 km/h.

"Vërtet nuk u tërhoq asnjë leje drejtimi, por s'ka më mirë. Sepse qëllimi jonë s'është të reklamojmë sa patenta heqim, qëllimi është të sensibilizojmë, për të parandaluar aksidentet rrugore, shkruan ndër të tjera policia. E kjo është mrekulli, pasi ndryshe nga mbrëmë ku dhe në fokusin e kamerës së një televizioni u evidentuan shpejtësi deri në 175 km/h, shpejtësi gati vrastare, sonte asnjë e tillë”, shkruhet ndër të tjerash në njoftim.