Aktualitet

Policia e Shtetit hap aplikimet për 400 pozicione të reja! 50% e vendeve do të jenë për vajzat

Policia e Shtetit hap aplikimet për 400 pozicione të reja! 50% e

Policia e Shtetit ka hapur aplikimet për 400 pozicione të reja në strukturat vendore.

Policia e shtetit informon se përzgjedhja do të bëhet nëpërmjet një procesi konkurrimi të drejtë, të paanshëm, transparent, si dhe sipas parimeve të shanseve të barabarta, mosdiskriminimit dhe meritës.

Sipas policisë, 50% e kuotave do të jenë për vajzat të cilat pas përfundimit me sukses të Kolegjit Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë, do të emërohen në strukturat e Kufirit dhe Migracionit.

Ndarja sipas strukturave vendore:

Në strukturat policore të qarkut Tiranë (DVP, DVKM dhe FNSH)-125
Në strukturat policore të qarkut Durrës (DVP dhe DVKM)-35
Në strukturat policore të qarkut Korçë (DVP dhe DVKM)-20
Në strukturat policore të qarkut Fier (DVP dhe FNSH)-10
Në strukturat policore të qarkut Vlorë (DVP, DVKM dhe Delta)-30
Në strukturat policore të qarkut Lezhë (DVP)-30
Në strukturat policore të qarkut Shkodër (DVP, DVKM dhe FNSH)-50
Në strukturat policore të qarkut Kukës (DVP dhe DVKM)-35
Në strukturat policore të qarkut Dibër (DVP dhe KPKM)-25
Në strukturat policore të qarkut Elbasan (DVP)-10
Në strukturat policore të qarkut Gjirokastër (DVP dhe DVKM)-20
Në strukturat policore të qarkut Berat (DVP)-10

Kriteret për aplikim

Çdo shtetas qe plotëson kriteret e mëposhtme, ka të drejtë të aplikojë pranë drejtorive vendore të Policisë ku ai ka vendbanimin e përhershëm.
Aplikimet janë të hapura deri më datë 31.07.2024.
a) të jetë shtetas shqiptar;
b) të jetë jo më shumë se 30 vjeç;
c) të jetë me gjatësi jo më pak se 165 cm për meshkujt dhe jo më pak se 160 cm për femrat;
d) të ketë mbaruar arsimin e mesëm;
e) të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare apo të jetë larguar nga shërbimi civil;
f) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
g) të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
h) të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
i) të mos jetë i dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
j) të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B;
k) të plotësojë kriteret e besueshmërisë dhe integritetit.

Dokumentacioni për aplikim

Shtetasit qe shprehin dëshirën për t’u pranuar në Policinë e Shtetit, përkundrejt tarifës se aplikimit, jo më vonë se data 31.07.2024, duhet të dorëzojnë pranë strukturave të Burimeve Njerëzore në drejtoritë vendore të Policisë, formularin e aplikimit të plotësuar, së bashku me dokumentacionin e mëposhtëm:

a) formularin e vetëdeklarimit për punësim në strukturat e Policisë;
b) fotokopje të kartës së identitetit;
c) diplomë të shoqëruar me listë notash që vërteton përfundimin e arsimit të mesëm (të noterizuara);
d) fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;
e) certifikatë e gjendjes gjyqësore (nxirret nga struktura policore ku kryen aplikimin);
f) certifikatë familjare (nxirret nga struktura policore ku kryen aplikimin);
g) vërtetim nga gjykata që nuk është në gjykim për vepër penale;
h) vërtetim nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale;
i) vërtetim nga struktura e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar;
j) mandat-pagesa e tarifës së aplikimit;

Fazat që kalojnë aplikantët për pranim

Për pranimin në polici, aplikantët duhet të kalojnë me sukses sipas rendit zbritës fazat e mëposhtme:

a) aplikimi;
b) verifikimi dhe shqyrtimi i dokumentacionit;
c) verifikimi i besueshmërisë dhe integritetit të aplikantëve;
d) kontrolli shëndetësor;
e) testimi, i cili përfshin testin me shkrim, testin fizik, intervistën me gojë dhe testin psikologjik.

Me qellim që procesi i verifikimit të kryhet në mënyrë sa më të shpejte, por pa cenuar cilësinë e verifikimit, procesi i shqyrtimit të dokumentacionit, verifikimi i besueshmërisë së aplikantëve, si dhe marrja, administrimi dhe krahasimi i gjurmëve daktiloskopike, bëhen menjëherë për secilin aplikant, duke filluar nga momenti i dorëzimit të dokumentacionit, pa pritur përfundimin e afatit të aplikimit.

Procesit të testimit i nënshtrohet vetëm aplikantët të cilët në baze të vendimit të Komisionit të Pranimit, plotësojnë kriteret dhe janë të përshtatshëm për të vazhduar procesin e pranimit.

Aplikanti skualifikohet dhe ndërpret procesin e konkurrimit në çdo faze të tij nëse:

a. nuk aplikon brenda afatit të përcaktuar;
b. nuk dorëzon në kohen e aplikimit dokumentacionin e kërkuar;
c. nuk plotëson kriteret e përcaktuara në piken 3 të këtij urdhri;
d. ka deklaruar të dhëna të rreme apo ka paraqitur dokumente të falsifikuara;
e. rezulton përdorues droge;
f. rezulton të ketë varësi nga alkooli;
g. nuk kalon kontrollin shëndetësor;
h. nuk paraqitet në kohën e caktuar në një nga fazat e testimit;
i. nuk vlerësohet me të paktën 50% të pikëve në secilën prej fazave të testimit.