Aktualitet

Policia e Shtetit reagon pas lajmit për sulmin kibernetik

Policia e Shtetit reagon pas lajmit për sulmin kibernetik

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me një lajm që ka qarkulluar në media se policia e shtetit kishte urdhëruar të gjitha strukturar e saj të fiknin pajisjet elektronike, pasi kishte dyshime për një sulm kibernetik.

Njoftimi thotë se sistemet në përdorim nga Policia e Shtetit po vazhdojnë me funksionimin e tyre normal, pa pohuar ose mohuar sulmin kibernetik.

“Lidhur me publikimet e ndryshme në media për një sulm kibernetik, Policia e Shtetit sqaron opinionin publik se në mënyrë të vazhdueshme, në bazë të një pune profesionale parandaluese, merr masa për forcimin e garantimin e sigurisë dhe mirëfunksionimin e sistemeve në përdorim.

Sistemet në përdorim nga Policia e Shtetit vazhdojnë funksionimin e tyre normalisht”,-thuhet në njoftim.