Aktualitet

Policia italiane dhe ajo shqiptare operacion për trafikimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme, arrestohen 25 persona

Policia italiane dhe ajo shqiptare operacion për trafikimin e
Policia shqiptare në bashkëpunim me Policinë italiane kanë zhvilluar një aksion të përbashkët në tre shtete për trafikimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme që u mbyll me arrestimin e 25 personave, mes të cilëve 18 shqiptarë.

Në një konferencë të përbashkët, autoritetet italiane zbardhën detaje nga aksioni, duke thënë se banda e trafikimit të klandestinëve drejtohej nga dy vëllezër të cilët përdornin identitete të rreme.

“Operacioni "Astrolabi", i cili u finalizua ditën e sotme filloi në muajin mars të 2020. Hetimi zgjati mbi 1 vit e gjysmë. Njëri aksion ishte në Bari, ku u kryen 5 arreste. Tjetri në Torino, që përbëhej nga dy vëllezër, të cilët përdornin emra të rremë dhe nuk përputheshin me emrat realë. Duke qenë me emra fallso, ato ishin të kërkuar nga shumë forca policore. Hetimet e zhvilluara me teknika të përparuara na bënë të mundur të identifikonim emrat e tyre. Përmes dhe hetimeve të bëra nga GDF arritëm të kuptojmë dhe pagesat që bëheshin, që varionin nga 5 mijë deri në 10 mijë euro”, tha përfaqësuesi i policisë italiane.