Aktualitet

Policia jep informacione për incidentin në Durrës: Një 45-vjeçar ka plagosur me armë zjarri nënë dhe bir

Policia jep informacione për incidentin në Durrës: Një

Policia e Durrësit ka dhënë informacion në lidhje me të shtënat me armë që kanë rezultuar në dërgimin e dy personave në urgjencën e qytetit. Sipas informacionit të autoriteteve të rendit, incidenti ka pasur motive të dobëta dhe ka degraduar në sherr ku shtetasi me inicialet J.Z. ka plagosur me armë zjarri shtesatin F.Ç 23 vjeç dhe të ëmën V.Ç. 45 vjeç.

Agresori është arrestuar dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 23.02.2021, rreth orës 20:10, në lagjen nr.12, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta (për vende parkimi), fillimisht me sende të forta, shtetasi J.Z., rreth 45 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin F. Ç., rreth 23 vjeç.

Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë dhe shtetësja V. Ç., rreth 45 vjeçe, ( e ëma e shtetasit F. Ç.,), e cila ndodhej në momentin e konfliktit dhe është dërguar në spital nga shërbimet e Policisë dhe ndodhet bashkë me djalin nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar shtetasi Z. J., është shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Tiranapost.al