Aktualitet

Policia Kufitare shpëton 4 persona që po mbyteshin në Shëngjin, 3 prej të cilëve ishin të mitur

Policia Kufitare shpëton 4 persona që po mbyteshin në

Katër pushues, tre prej tyre të mitur rrezikuan të mbyteshin sot në plazhin e Shëngjinit, por fatmirësisht u shpëtuan nga Policia Kufitare.

Një 12 vjeçar dhe një 13 vjeçar, ishin larguar me kamerdare rreth 1, 2 milje larg bregut, dhe po vështirësoheshin për t’u kthyer në breg.

Ndërsa një 45 vjeçar me të birin 10 vjeç, ishin larguar po ashtu rreth 1 milje larg bregut me komerdare dhe rrezikonin të mbyteshin. Të katër personat ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.