Aktualitet

Policia: Si u arrestua në Mal të Zi autori i vrasjes së Hekuran Billës

Policia: Si u arrestua në Mal të Zi autori i vrasjes së Hekuran
Hekuran Billa dhe Prel Marku

Autori i kërkuar nga policia për vrasjen e Hekuran Billës më 11 qershor, Viktor Marku, u arrestua nga policia malazeze pasditen e sotme. Sipas njoftimit të policisë, ai qëndronte në mënyrë të parregullt në Mal të Zi teksa është lokalizuar dhe është kapur nga Policia malazeze me kërkesë të Policisë shqiptare dhe është dorëzuar në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit.

Policia: Si u arrestua në Mal të Zi autori i vrasjes së Hekuran

Autori i dyshuar ngjarjes së ndodhur tek Komuna e Parisit raportohet se, tentoi që të largohet nga Mali i Zi me identitet tjetër, por u prangos, ndërsa kishte hyrë ilegalisht në shtetin fqinj.

Viktor Marku është vëllai i Prel Markut, për të cilin Billa u dënua për vrasjen e tij në 2006 në Britani, me burgim të përjetshëm nga gjykatat britanike dënim i konvertuar me 25 vite sipas legjislacionit shqiptar.

Policia: Si u arrestua në Mal të Zi autori i vrasjes së Hekuran
Sebastian Mali

Një ditë më parë u arrestua edhe nipi i viktimës Marku, Sebastian Mali, si informator i autorëve.

Sot i riu ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Ai ka thënë se prej muajsh jetonte në zonën e ish-klubit Partizani në Tiranë. I pyetur për lëvizjet e tij ai ka mohuar se e ka ndjekur 40-vjeçarin.

“Kisha marrë një mjet “BMW X6″ me qira. Nuk e kam gjurmuar viktimën, isha në zonë për qejf”, ka deklaruar Mali.