Aktualitet

Politico: Pse lista e vendeve që caktoi BE për hapjen e kufijve mund të mos zbatohet

Politico: Pse lista e vendeve që caktoi BE për hapjen e kufijve mund

BE ka rënë dakord përmes një drafti të përbashkët që të lejojë në total 14 vende me të cilat hap kufijtë nga dita e nesërme. Në këtë draft, thuhej se nga vendet e rajonit vetëm Serbia dhe Mali i Zi do të lejohen, ndërsa qytetarët nga 4 vendet e tjera përfshirë Shqipërinë nuk do të lejohen. Kjo listë do të përditësohet çdo dy javë në bazë të ecurisë së pandemisë dhe menaxhimit të situatës nga vendet.

Lista është kjo:

Algjeria, Australia, Kanadaja, Gjeorgjia, Japonia, Mali i Zi, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguai. Nga lista është përjashtuar edhe SHBA, Brazili dhe Kina, por me këtë të fundit BE është gati që të bëjë një marrëveshje reciproke për udhëtarët nga BE.

Një shumicë e cilësuar e vendeve të BE-së, të paktën 55 përqind, që përfaqëson edhe 65 përqind të popullatës së BE, kanë mbështetur listën. Por media greke Kathimeri shkruan se BE i ka bërë 'presion' Greqisë që të bjerë dakord me këtë listë dhe të mos hapë kufijtë me vende të tjera që nuk janë në listën e bardhë. 

Megjithatë, në artikullin e sqaruar nga Politico, theksi vendoset këtu: 

Ky draft do të zbatohet, Por kryeqytetet kombëtare, pra vendet e BE në fund të fundit kanë autoritetin e tyre dhe vendosin se kur dhe me kë mund të rihapin kufijtë. Që do të thotë nëse Gjermania dëshiron, mund të hapë kufijtë me Shqipërinë, po ashtu Italia, Spanja etj, duke pasur parasysh goditjen ekonomike nga pandemia e koronavirusit dhe nevojës për të ardhura nga turizmi. 

Politico shkruan se kjo listë mund të shkaktojë komplikime mes kufijve të brendshëm të Europës. Për shembull, nëse Danimarka është e mbyllur dhe Gjermania e hapur, udhëtarët nga vendet jo të BE-së mund të mbërrijnë në Gjermani, po më pas? Mund të shkojnë në Danimarkë, pasi dy vendet i kanë kufijtë të hapur me njëra tjetrën. 

Artikullin e plotë origjinal e gjeni në linkun këtu.