Aktualitet

Politika shqiptare dhe personalitete të vendit mbajnë homazhet e Ditës së Çlirimit

Politika shqiptare dhe personalitete të vendit mbajnë homazhet e

Në përkujtim të 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë nga forcat fashiste italiane e gjermane u mbajtën sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë.

Të pranishëm gjatë homazheve në Varrezat e Dëshmorëve ishin, kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, Presidenti Bajram Begam, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, personalitete të shquar si dhe shumë qytetarë.

Më herët gjatë ditës së sotme kryebashkiaku Veliaj uroi përmes një postimi në rrjete sociale të gjithë shqiptarët për këtë ditë të shënuar. “Lavdi dëshmorëve të atdheut! Gëzuar 29 Nëntorin, 80-vjetorin e Çlirimit”, shkruan ai.