Aktualitet

Preng Gjini pjesë e Gardës dhe Policisë: Zbulohen lëvizjet para atentatit tek 'Vasil Shanto'

Preng Gjini pjesë e Gardës dhe Policisë: Zbulohen lëvizjet

Ndodhet i shtruar në spital në gjendje të rëndë Preng Gjini, 50 vjeçari të cilit i bënë një atentat me eksploziv të vendosur në makinë dje pasdite, teksa ai lëvizte në një ndër zonat më të populluara në Tiranë, pranë Vasil Shantos. Mësohet se 50 vjeçari ka qenë disa vite më parë pjesë e Policisë dhe Gardës së Shtetit. Detajet i zbuloi gazetari i Klan Spartak Koka:

 “Preng Gjini është i moshës 50 vjeç. Ka shërbyer në strukturat e Policisë dhe Gardës së Republikës, disa vite më parë”.

Sipas tij, vrasjet e ndodhura gjatë viteve të fundit në Rrëshen, nuk kanë lidhje me njëra tjetrën. Por ai kujtoi vrasjen e Gasper Reçit, një vit më parë që dyshohet se është vrarë për një konflikt me familjen e Preng Gjinit dhe vëllain e tij, Armando (Tonin) Gjini, i cili u ekzekutua vitin e kaluar.

‘Familjarët e Kreshnik Gjinit, të ndjerit i cili është vrarë në vitin 2017 nuk kanë asnjë lidhje familjare. Kreshnik Gjini është nga Rrësheni, ndërsa Preng Gjini nga Malaj e Mirditës, kanë vetëm mbiemrin të përbashkët. Ajo që duhet sqaruar është një moment. Është vrarë Saimir Jaku në 2016-n, Gasper Reçi në 2017-n dhe Kreshnik Gjini në 2017-n. Tre ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Janë fenomene për të cilat është hetuar deri në 2017-n. U mendua se kishte lidhje por nuk kishte. Saimir Jaku dhe Kreshnik Gjini janë dajë dhe nip. Gasper Reçi është vrarë për një histori konflikti të dyshuar me familjen e Tonin Gjinit dhe të Preng Gjinit, të cilit iu bë atentat. Po flasim për informacione për të cilat policia sot ka më shumë’.

Ai zbuloi në Opinion lëvizjet e fundit që kishte bërë Preng Gjini para se ti bëhej atentat:

“Preng Gjini ka qenë në një kafe në një qendër tregtare në zonën e Zogut të Zi, kur është shkëputur, ka lëvizur në drejtim të kryqëzimit të 21 Dhjetorit. Ka dalë në Vasil Shanto dhe më pas është ngjitur në pjesën për të dalë tek ura Pallatit me Shigjeta”.

Nuk ka të dyshuar dhe të ndaluar aktualisht. Policia vijon hetimet me pistën e hakmarrjes. Ndërkaq, familjarë të 50 vjeçarit u mblodhën mbrëmë në ambientet e spitalit të Traumës. Mjekët kanë treguar se ai iu nënshtrua një operacioni delikat në bark.

Preng Gjini pjesë e Gardës dhe Policisë: Zbulohen lëvizjet

Dyshohet se atij i është vendosur një sasi tritoli prej 400 gramë poshtë rrotës së përparme të makinës që ka shpërthyer përmes telekomandës.