Aktualitet

Presidenti Begaj pas sulmit ndaj TCH: Të zbardhet sa më shpejt ngjarja e rëndë

Presidenti Begaj pas sulmit ndaj TCH: Të zbardhet sa më shpejt ngjarja

Pas ngjarjes së rëndë në Top Channel ku persona të paidentifikuar sulmuan me armë dhe si pasojë lanë të vdekur rojen e sigurisë, ka reaguar Presidenti i vendit Bajram Begaj.

“Ngjarje vërtet e rëndë ajo e orëve të para të mëngjesit, ku godina e televizionit kombëtar “Top Channel” është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë Pal Kola.

Teksa i shpreh ngushëllimet e mia familjes së z. Kola, inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale”, shkruan Begaj në rrjetet sociale.

Kryeministri Rama reagoi gjithashtu në një status ku kërkon zbardhjen e ngjarjes.

Pal Kola 60 vjeç mbeti i pajetë si pasojë e breshërisë së kallashnikovit. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 pas mesnate.

Pak orë më vonë një automjet tip Range Rover u gjet i djegur në Golem.