Presidenti Biden zbulon emrin e ambasadorit të ri amerikan në Shqipëri! Ai ka qenë edhe më parë këtu

E Martë 24 Janar 2023, 08:41
TiranaPost
Biden ka publikuar një sërë emërimesh mes tyre edhe ambasadorin e ri që do të zëvendësojë Yuri Kim në Shqipëri. Bëhet fjalë për David J. Kostelancik, një zyrtar me karrierë të gjatë në DASH e poste të rëndësishme. Ai ka qenë edhe më parë në Shqipëri, në vitet 1994, 1995.
David Kostelancik ka studiuar për shkenca politika dhe ka një master në arte nga Universiteti i Miçiganit.
Ai flet rusisht, hungarisht, turqisht dhe shqip.
Emri i tij sidoqoftë do t’i kalojë senatit për votim, dhe në stinën e verës sipas të gjitha gjasave ambasadori i ri amerikan do të jetë në Tiranë.