Aktualitet

Presidentja e KE: Së shpejti një paketë rimëkëmbje ekonomike për Ballkanin Perëndimor

Presidentja e KE: Së shpejti një paketë rimëkëmbje

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen në fjalimin e saj në PE për gjendjen e Bashkimit Europian ka deklaruar se vendimi për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është historik.

Von der Leyen është shprehur se së shpejti do të prezantojnë një paketë rimëkëmbje ekonomike për Ballkanin Perëndimor.

“Vendimi për hapjen e negociatave  me Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut, vendim historik . Ballkani Perëndimor është vërtetë pjesë e Europës.  Do prezantojmë së shpejti një paketë për rimëkëmbjen ekonomike për Ballkanin Perëndimor” ka thënë Ursula Von der Leyen.

Ndërkaq edhe Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi është shprehur se Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës  dhe se e ardhmja e tij është në BE.

“Ne ndajmë të njëjtën histori dhe fat me Ballkanin. Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës”, është shprehur Varhelyi.