Primaret/ Tirana në balotazh. Këto janë rezultatet për bashkitë kryesore

E Hënë 5 Dhjetor 2022, 07:35
TiranaPost
Ka përfunduar numërimi i votave të Primareve të PD-së.
Tirana shkon në balotazh mes Belind Këlliçit dhe Ilir Alimehmetit. Në rreth 8500 fletëve të votimit të vlefshme, Këlliçi ka marrë 4040 vota, Ilir Alimehmeti 2196 vota dhe Gerti Bogdani 1819 vota. Pra Këlliçi nuk ka marrë mbi 50%.
Në Shkodër dhe Elbasan, janë konfirmuar Bardh Spahia (kryebashkiaku aktual) dhe Luçiano Boçi.
Fituesit
Shkoder Bardh Spahia
Kukës Admir Sinemati
Dibër Besnik Alku/ Ismail Uka (balotazh)
Lezhë Pashk Gjoni
Durrës Igli Cara
Tiranë Belind Këllici/ Ilir Alimehmeti (balotazh)
Elbasan Luçiano Boçi
Fier Evdar Kodheli/ Artur Mahmutaj (balotazh)
Vlorë Hysni Sharra
Gjirokastër Dorjan Lani
Korçë Ledina Aliolli
Berat Zija Ismaili
Kuçovë Lefter Maliqi
Kamëz Arjan Hoxha