Aktualitet

Princ Leka dhe Elia Zaharia marrin urdhërmbrojtje, duhet të qëndrojnë 5 m distancë me njëri tjetrin

Princ Leka dhe Elia Zaharia marrin urdhërmbrojtje, duhet të

Gjykata Civile e Tiranës firmosi sot dy urdhërmbrojtje për Princ Lekën dhe ish bashkëshorten Elia Zaharia. Seanca u mbajt sot paradite ku ishte e pranishme dhe vetë Elia Zaharia. Ndërsa Leka Zogu ll nuk ishte i pranishëm por u përfaqësua nga avokati i tij.

Në seancë u shqyrtuan 3 kërkesa për urdhër mbrojtje, përkatësisht të Leka Zogut ll, Elia Zaharisë dhe babait të Elias, Gjergj Zaharisë. Mediat raportojnë se për dy të parët se është aprovuar nga togat e zeza kërkesa dhe nga dita e sotme për Lekë Zogu ll dhe Elia Zaharinë urdhërohet mbrojtja e menjëhershme.

Çifti duhet të mbajnë distancë 5 m, nga njëri-tjetri. Ndërkohë Leka Zogu duhet të takojë vajzën e vogël jo në prezencë të Elias por të dados. Gjykata nuk ka pranuar kërkesën e të atit, Gjergj Zaharia.

Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”. Gjithashtu po kryhen hetimet për të zbuluar se kush e nxorri videon në media.