Aktualitet

Protesta e mbylljes së kopshtit ‘Zybeide Hanim’, prindërit: S’po sistemojmë dot fëmijët

Protesta e mbylljes së kopshtit ‘Zybeide Hanim’,

Ditën e sotme prindërit dhe fëmijët e tyre të moshës 3-6 vjeç po protestojnë para kryeministrisë për mbylljen e kopshtit ‘Zybeide Hanim’.

Prindërit shprehen se mbyllja e institucionit është e padrejtë dhe se nuk po sistemojnë dot fëmijët e tyre.

Kujtojmë se kopshti u mbyll nga Ministria e Arsimit bashkë me kolegjin ‘Mehmet Akif’ me argumentin se nuk përmbushte kushtet e infrastrukturës.