Aktualitet

Prindërit do shohin notat dhe mungesat e fëmijëve Online, drejtoresha e AKSHI-t tregon sistemin e ri në arsim

Prindërit do shohin notat dhe mungesat e fëmijëve Online,

Në vitin e ri shkollor do të përdoret një sistem Online për arsimin parauniversitar. Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj tha se bëhet fjalë për një aplikacion të thjeshtë mobile, do që u mundësojë prindërve të shohin mungesat, notat dhe aktivizimin e fëmijëve të tyre pa patur nevojë të shkojnë në mbledhjet e prindërve, ku në pamundësi për shkak të punëve apo problemeve të tjera mund të mungojnë.

Nga konferenca për Ekonominë dhe Digjitalizimin, drejtoresha e AKSHI-t shpjegoi:

Këtë vit për arsimin, kemi arritur të digjitalizojmë gjithë sistemin arsimor parauniversitar përmes sistemit të menaxhimit të informacionit parauniversitar që do përdoret në këtë vit të ri shkollor. Sistemi bën të mundur digjitalizimin e e amzës fizike, duke ngritur amzën digjtale, regjistrimin elektronik të notave, dhe duke bërë të mundur që përmes një aplikacioni të thjeshtë mobile pa patur nevojë të shkohet fizikisht në takimet me prindër, që prindërit të shikojnë notat, mungesat dhe aktivizimin në shkollë të fëmijëve të tyre.

Prindërit do shohin notat dhe mungesat e fëmijëve Online,

*Tiranapost.al.

*Tiranapost.al.