Aktualitet

Prindërit e 12 nxënësve në Bulqizë kërkojnë ndihmë: S’ka transport për ta, sulmohen nga kafshët e egra rrugës  

Prindërit e 12 nxënësve në Bulqizë kërkojnë

Bëhet fjalë për prindër të 12 nxënësve në fshatin Çerenec i Sipërm të Bulqizës. Ata janë mbledhur ditën e sotme në shenjë proteste pasi kërkojnë transport që fëmijët të shkojnë në shkollë.

Prindërit e 12 nxënësve në Bulqizë kërkojnë

Ata kanë treguar se fëmijët detyrohen të zgjohen çdo ditë në orën 5 të mëngjesit, pasi duhet të ecin edhe 30 minuta të tjera në këmbë për të shkuar në furgonin që i merr tek një zonë tjetër.

Të shqetësuar për këtë situatë, edhe me ardhjen e sezonit të dimrit, ata paralajmërojnë se nuk do i dërgojnë fëmijët në shkollë nëse nuk zgjidhet problemi i transportit të tyre. Ky nuk është problemi i vetëm. Prindërit thonë se fëmijët rrezikohen të sulmohen nga kafshë të egra rrugës.

Prindërit e 12 nxënësve në Bulqizë kërkojnë

Nëse nuk do të ketë reagim të institucioneve, ata paralajmërojnë me përshkallëzim të protestave.

Prindërit e 12 nxënësve në Bulqizë kërkojnë

Prindërit e 12 nxënësve në Bulqizë kërkojnë