Mesazhi i dytë fisnik i prindërve të Martinit të vrarë: Nuk duam hakmarrje. Askush s'do t'i bëhet fëmija kriminel
E Enjte 21 Nëntor 2024, 20:15
TiranaPost
Mes lotësh, nëna dhe babi i Martinit kanë folur publikisht për herë të parë pas ngjarjes tragjike, ku u vra djali i tyre 14-vjeç.
Në një intervistë për Top Channel ata dhanë një mesazh fisnik duke u shprehur se nuk duan hakmarrje.
“Ishte shumë fëmijë i dashur, ku ta gjej djalin unë? Martini thoshte do bëhem futbollist i madh", tha nëna e tij mes lotësh.
Ndërsa babi i Martinit u shpreh: Ne nuk jemi njerëz që duam hakmarrje, duam paqe, duam të punojmë, ne kishim bërë plane të largoheshim nga këtu, të shkojmë në SHBA te vëllai im. Mos i ndodhtë askujt. Dua t'i jap mesazh njerëzve, askush nuk do ta bëjë djalin kriminel, këtë e besoj.