Prindërit e nxënësve të "Fan Nolit" paralajmërojnë një tjetër protestë të hënën dhe parashtrojnë kërkesat
Prindër dhe qytetarë janë mbledhur paraditen e sotme te shkolla “Fan Noli”, gati një javë pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij. Kanë paralajmëruar një protestë për pasditen e të hënës, në orën 17:00 dhe parashtrojnë një sërë kërkesash.
“Të dashur qytetarë ne prindërit të cilët kemi fëmijët në shkollat e Tiranës zhvilluam marshimin protestë pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani. Ne artikuluam disa kërkesa për institucionet përgjegjëse. Kërkuam dorëheqjen e ministres së Arsimit, do krijonte precedentin dhe modelin e të mbajturit përgjegjësi. Do hapte një shteg drejt zgjidhjes së kësaj drame të madhe. Kësaj ministrie, kësaj shkolle i kishim besuar edukimin e më të shtrenjtëve tanë. Për Martinin dhe fëmijët tanë kjo ministre ka vetëm përqeshje dhe arrogancë.
Për këtë dhe pikat e tjera ne do të jemi ditën e hënë para Ministrisë së Arsimit në orën 17:00 për të thënë që nuk e tolerojmë këtë që ka ndodhur.
Kërkesat që ne kemi prekin disa nga problematikat kryesore me të cilat përballen shkollat sot.
Plotësimi i buxhetit, rritja e shkollave me psikologë, qëndrimi i nxënësve në hapësirat e shkollave deri në orën 16:00. Zbatimi emergjent për heqjen e telefonave gjatë mësimit. Çdo shkollë duhet të ketë oficerin e sigurisë. Krjimi i një sistemi me të gjitha hallkat për raportimin. Dorëheqje e menjëhershme e ministres së Arsimit. Nuk janë tekat tona, por domosdoshmëri. Ne si prindër dhe qytetarë të këtij vendi zotohemi të mos largohemi nga sheshi deri sa kërkesat të plotësohen. Do konsiderojmë dhe bojkotin e mësimit. Thirrje të gjithë qytetarëve t’i bashkohen protestat. Duhet të jemi për Martinin, për fëmijët, për vendin. i detyrohemi fëmijëve tanë”, deklaroi Qiraxhi, një nga prindërit.