Aktualitet

Prindërit e Sabrinës që u vra nga ish-bashkëshorti kërkojnë kujdestarisë  e vajzës së mitur

Prindërit e Sabrinës që u vra nga ish-bashkëshorti

Prindërit e Sabrinës, 23-vjeçares që u vra nga ish-bashkëshorti pasi nuk pranonte të rikthehej me të, kanë ngritur padi për heqjen e kujdestarisë të vajzës së mitur nga Elton Metaj në Gjykatën e Fierit.

Ata kanë kërkuar që vajza e mitur mos të jetë në kujdestarinë e babait vrasës, por të kujdesen vetë për të.

31-vjeçari nga fshati Peshtan i Fierit, vrau Sabrinën në shtëpinë e prindërve të saj gjatë kohës që ajo po konsumonte darkën.

Më përpara sipas raportimeve mediatike mësohet se Elton Metaj kishte marrë peng viktimën dhe prindërit e saj dhe ishte dashur ndërhyrja e forcave Renea për t’i liruar.

Tiranapost.al