Aktualitet

Priten masa të reja kufizimi për festat. Protokoll i ri që pacientët me Covid të flasin me familjarët edhe me video. Hapet plotësisht Bulevardi Zogu I

Priten masa të reja kufizimi për festat. Protokoll i ri që

Lexoni më poshtë lajmet kryesore të ditës, të përmbledhura:

A do ketë masa shtesë anti-Covid për Festat e Fundvitit? Rama nuk bën përjashtime

Nga Instagrami ku kryeministri Rama u shfaq live me portalin studentor, u pyet lidhur me situatën e pandemisë dhe se çfarë masash mund të merren për festat e Fundvitit. Rama tha se në shumë aspekte mund të thuhet që më e keqja ka kaluar ndërkohë që në aspektin e pandemisë jemi duke kaluar më të keqen: 'Sepse ky dimër do jetë shumë i vështirë nga pikëpamja shëndetësore'. Kryeministri tha se për momentin nuk janë paraparë masa shtrënguese por nuk përjashtohen: 'Askush askund nuk i di të gjitha, ne mësojmë hap pas hapi'. (Lexo këtu)

Priten masa të reja kufizimi për festat. Protokoll i ri që

Protokoll i ri që pacientët me Covid të flasin me familjarët edhe me video

Aspekti psikologjik i pacientë të shtuar me Covid, nisur edhe nga disa vetëvrasje tek “Shefqet Ndroqi” ka sjellë një ndryshim të protokollit. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, takoi familjarë sot që ndodheshin jashtë rrethimit të Infektivit, bashkë më mjeken e njohur të Infektivit Najada Çomo. Manastirliu bëri me dije se nga tani e tutje do të vendoset një numër komunikimi dhe tableta, përmes të cilave pacientët mund të komunikojnë vizualisht me familjarët. (Lexo këtu)

Priten masa të reja kufizimi për festat. Protokoll i ri që

Hapet qarkullimi në Bulevardin “Zogu I”, vijon puna për detajet e fundit

Nga sot, Bulevardi “Zogu I” është hapur për qarkullimin e automjeteve, tërësisht i transformuar në një hapësirë të madhe publike, me sheshe të vogla dhe fasada të unifikuara. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deputete e PS në zonë, inspektuan dje në mbrëmje detajet e fundit të aksit që do të lehtësojë edhe qarkullimin e automjeteve. (Lexo këtu)

Priten masa të reja kufizimi për festat. Protokoll i ri që

Nesër mbyllen tre javë nga ndalimi i lëvizjes pas orës 22:00: A do qëndrojë më në fuqi apo do ndryshojë orari?

Ditën e nesërme bëhen tre javë nga vendosja e kufizimit të lëvizjes pas orës 22:00 deri në orën 6 të mëngjesit si dhe mbajtjes mbyllur të lokaleve, restoranteve, fast-foodeve dhe bizneseve të kësaj kategorie. Komiteti Teknik i Ekspertëve e mori këtë vendim me datë 11 Nëntor dhe nesër merr fund, por kjo nuk mund të thuhet me siguri. Komiteti Teknik i Ekspertëve ka deklaruar se në varësi të situatës dotë njoftohet nëse do të ketë kufizime të reja, apo nëse kufizimi do të shtyhet për më gjatë. (Lexo këtu)

Priten masa të reja kufizimi për festat. Protokoll i ri që

Virozat po përkeqësojnë situatën e pandemisë. Tomini tregon vatrat më të nxehta të Covid

Situata e pandemisë në vend pritet të vështirësohet. Kjo për shkak të qarkullimit të virozave të tjera respiratore që pritet të rrisin intensitetin në javët në vazhdim. Këtë shqetësim ndajnë specialistët e ISHP-së të cilët shtojnë se trendi i të infektuarve me Covid shoqëruar me virozat e tjera respiratore do e vështirësojnë gjendjen. Në një intervistë, Eugena Tomini thotë se aktualisht kemi qarkullim të dendur të Covid dhe intensitet të ulët të virozave respiratore. (Lexo këtu)

Priten masa të reja kufizimi për festat. Protokoll i ri që

Brenda burgut ku po mbahen ish-komandantët e UÇK-së

Prej disa javësh tashmë ish-komandantët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi ndodhen në burg, në pritje të nisjes së gjykimit nga Gjykata Speciale. Burgu ku ata po mbahen gjendet jashtë Hagës, në periferi, më saktësisht në Haaglanden të Scheveningen. Haaglanden është një burg unik në Holandë. Ai është i vetmi që ka një qendër kujdesi fizik, por edhe psikologjik ku të paraburgosurit që kanë nevojë për kujdes mbahen 24 orë në ditë. (Lexo këtu)

Priten masa të reja kufizimi për festat. Protokoll i ri që

Studimi i Oksford identifikon dëmtimin e mushkërive edhe 3 muaj pas infektimit me Covid

Covid-19 mund të shkaktojë probleme në mushkëri, të cilat mund të jenë të dukshme edhe tre muaj pasi pacientët janë infektuar. Ky është përfundimi i një studimi të Universitetit të Oksfordit, i cili përdori një teknikë të re skanimi për të identifikuar dëmet që nuk janë marrë nga skanimet konvencionale. (Lexo këtu)

Priten masa të reja kufizimi për festat. Protokoll i ri që

Mesha e Krishtlindjes këtë vit do të jetë ndryshe

Krishtlindja në kohë pandemia duket se do të festohet vetëm në shtëpi, ndërsa meshën është më mirë ta ndjekësh në televizion ose “online”. Ky është propozimi që pritet të bëhet publik nesër nga Komisioni Europian, në mënyrë që të shmangen grumbullimet e mëdha. Sipas dokumentit, Brukseli kërkon që të vijohet me distancimin fizik dhe masat mbrojtëse, ndërsa këshillon që të vijojë të mbeten në fuqi shtetrrethimit edhe gjatë natës së ndërrimit të viteve. (Lexo këtu)

Priten masa të reja kufizimi për festat. Protokoll i ri që

Pse asnjë vaksinë s'mund të jetë 100% efektive? Rasti me atë të gripit dhe rubeolës. Virusi prapë do qarkullojë

Tre vaksinat, Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca për të cilat aktualisht flitet në gjithë botën, kanë rritur shpresat se mund të shpëtojmë nga kjo pandemi, veçanërisht për shkak të efikasitetit me mbi 90%. Megjthatë, fakti që asnjë prej tyre nuk raporton efikasitet me 100 % mund të ngjallë dyshime tek disa. Por e vërteta është se në raste të tilla nuk mund të garantohet efikasiteti me 100%.  Ekspertët besojnë se vaksinat e reja të koronavirusit mund të ofrojnë mbrojtje edhe më të mirë se shumë vaksina të tjera të hershme, për viruse të ngjashme. (Lexo këtu)

Priten masa të reja kufizimi për festat. Protokoll i ri që

Fjalëkalimet më të përdorura në vitin 2020 janë fare pa fantazi

Në vend të parë në klasifikimin e NordPass është fjalëkalimi “123456”, i ndjekur nga “123456789”. Podiumi plotësohet me “picture1”, në vend të tretë. (Lexo këtu)

Priten masa të reja kufizimi për festat. Protokoll i ri që