Probleme me energjinë elektrike, disa qytete të vendit në errësirë totale
E Diel 5 Janar 2025, 18:39
TiranaPost
Prej më shumë se një ore, është ndërprerë energjia elektrike në disa qytete të vendit.
Probleme ka në Durrës, Fier, Lushnje, Berat, Vlorë dhe Sarandë.
Sipas raportimeve për mediat këto qytete janë në errësirë totale.
Dyshohet se ka pasur një defekt në një linjë të tensionit të lartë në Berat.
Ndërkohë pa energji elektrike mbetën edhe Kavaja, Shkozeti e Rrogozhina. Në Vlorë, energjia elektrike mungoi po ashtu në fshatrat Selenicë, Orikum e deri në Palasë. Grupet e punës ndodhen në terren.