Aktualitet

Problemi në PD nuk është PD, por kryetari Lulzim Basha. Me largimin e tij mundet Rama

Problemi në PD nuk është PD, por kryetari Lulzim Basha. Me

Demokratja, ish-deputete dhe ish-kryetare e Kuvendit, Jozefina Topalli ka reaguar për Top Channel pas lajmit se PD i ka dërguar formular deklarimi, si kusht për ta rikanduar në zgjedhjet e ardhshme, si dhe pas një sondazhi nga Bold News që e ka nxjerrë si kandidate të preferuar të të djathtëve.

Ajo sqaron se nuk ka pranuar ta plotësojë formularin duke hequr kështu dorë nga kandidimi.

“Jam mirenjohese ndaj cdo demokrati qe beson tek une dhe ka propozuar emrin tim si nje deshire per te ndryshuar gjerat. Ata jane idealiste dhe e duan vendin. Dhe une i vleresoj pa fund. Ne fakt une jam e lidhur me cdo demokrat ne menyre te pazgjidhshme. Kemi bere beteja bashke. Kemi bere gjera te mira, por nuk arritem te ndalonim qe dikush te merrte peng partine e endrrave tona. Partia nuk demokratizohet as me formulare as me komisione. Lulzim Basha ka percare e shkaterruar PD-ne. Ai nuk beson ne asnje parim te partise qe lindi 3 dekada me pare. Ne keto kushte, nese vertet do donte largimin e Edi Rames Lulzim Basha duhet te largohet nga kryetari i partise.

Me nje drejtim te ri te gjithe do bashkoheshin realisht pa formulare dhe as komisione dhe Rama nuk do kishte me shans me drejtu vendin", shkruan Topalli në reagimin e saj.