Aktualitet

Programi në TCH i përgjigjet Agron Llakajt: Humori juaj nuk është gjë tjetër veçse një jashtëqitje...

Programi në TCH i përgjigjet Agron Llakajt: Humori juaj nuk

Pasi aktori Agron Llakaj e etiketon programin “Aventurierët”, që transmetohet në Top Channel si degjenerim, shthurje dhe perversitet, ka ardhur reagimi në rrjetet sociale edhe nga pala tjetër.

Realit-show shkruan se aktorit ende i mungon ‘dashuria’ për TCH, ndërsa për fjalor banal, brezi i ri e mëson nga humori i Llakajt në ekran.

“Ja si e vlerëson ‘Aventurierët’ mjeshtri i madh i humorit, Agron Llakaj, i cili akoma vajton dashurinë e tij platonik me Top Channel. Fakti që je ulur e ke shkruar gjithë këtë ligjëratë z.Llakaj do të thotë se paske ndjerë rënien e audiencës në mëhallën tënde. Të ishte shprehur kështu një akademik i rritur mes librash, deri diku do ta kuptonim duke konsideruar shijen e tij të hollë e klasike dhe papajtueshmërinë me të folurit lirshëm e në zhargon.

Por ju z.Llakaj na befasuat me të vërtetë. Brezi ynë (njëzetvjeçarët e sotëm) kujtojmë shumë pastër që pa mbushur akoma një vjeç, falë jush në ekran filluam të belbëzonim fjalë ‘të thjeshta’ banale. E këto vazhduam të dëgjojmë për më shumë se 20 vite të tjera nga *zarbat e deri te bajgat*, derisa kuptuam që humori juaj nuk është gjë tjetër veçse një jashtëqitje e një truri të lodhur e pa asnjë element fantazie”.

Programi në TCH i përgjigjet Agron Llakajt: Humori juaj nuk

Në reagimin e tij Llakaj, iu drejtua edhe AMA-s duke e bërë përgjegjëse për lejimin e skenave të tilla, që për aktorin janë rrugaçëri. Për këtë thirrje @aventurierët shkruan:

"Gjithashtu, ju sqarojmë që ky reality show transmetohet në përputhje me të gjitha rregullat e censurimit si edhe në orarin e përshtatshëm. Gëzuar dhe faleminderit që na ndiqni.

Programi në TCH i përgjigjet Agron Llakajt: Humori juaj nuk

“Përplasja e imazheve flet vetë. Kjo është përplasja e brezave dhe thyerja e tabuve për të cilën kemi folur gjithmonë. Agroni është fans, edhe pse nuk e kupton akoma”, janë disa nga komentet e tjera.

Programi në TCH i përgjigjet Agron Llakajt: Humori juaj nuk

Postimet e tjera të programit:

Programi në TCH i përgjigjet Agron Llakajt: Humori juaj nukProgrami në TCH i përgjigjet Agron Llakajt: Humori juaj nukProgrami në TCH i përgjigjet Agron Llakajt: Humori juaj nuk