Aktualitet

Prokuroria e Shkodrës në karantinë: I infektuar dhëndri i pacientit zero

Prokuroria e Shkodrës në karantinë: I infektuar dhëndri i

Shkodra ka shënuar dy të infektuar me koronavirus.Njëri prej tyre është oficer i policisë gjyqësore në qytetin verior. Ai rezulton të jetë dhëndri i pacientit zero nga Puka, i cili është shëruar dhe është nxjerrë nga spitali, edhe pse do duhet të qëndrojë në shtëpi për 14 ditë.

Menjëherë pas kësaj, Prokuroria e Shkodrës ka vendosur të vetëkarantinojë punonjësit deri më 30 mars.

Prokurorët, oficerët e Policisë Gjyqësore dhe Sekretarët do të dalin në punë vetëm për të kryer veprimet e ngutshme, duke respektuar udhëzimet për të parandaluar përhapjen në masë të virusit.

Ndërkaq, shihni hartën e shpërndarjes së rasteve në Shqipëri: 

• Tiranë 72 qytetarë
• Durrës 8 qytetarë
• Lushnje 4 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 12 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 4 qytetarë
• Korcë 9 qytetarë
• Vlorë 4 qytetarë
• Shkodër 2 qytetarë
• Lezhe 1 qytetarë
• Berat 1 qytetarë
• Has 2 qytetarë