Aktualitet

Prokuroria e Tiranës nis hetimet për dhunë në familje pas denoncimit të Princ Lekës

Prokuroria e Tiranës nis hetimet për dhunë në familje pas

Një ditë pas pamjeve të trishta nga oborri mbretëror, ku Elia dhe Leka shfaqeshin në mes të një sherri dhe pas denoncimit të të dyve me akuzat ndaj njëri-tjetrit për dhunë, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet.

Objekt i hetimit do të jetë edhe publikimi i videos së regjistruar nga Leka. Ky i fundit, sipas deklaratave të avokatit të tij, i regjistroi dhe dorëzoi pamjet në Polici si provë materiale.

Oborri Mbretëror thotë se pamjet i publikoi për mediat Policia.

Policia në një deklaratë zyrtare i ka hedhur poshtë akuzat.

Kush e postoi videon?

Njoftimi i prokurorise

Në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë më datë 06.03.2024, ora 15.00 është referuar nga Komisariati i Policisë Nr.1 materiali kallëzues i shtetasit L.Z për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, regjistroi kallëzimin penal nr.2893 për Veprën Penale të parashikuar nga neni 130/4 i Kodit Penal.

Materiali është shortuar dhe i është ngarkuar prokurorit përkatës.

Ndërkohë, në lidhje me të dhënat e publikuara në media, ju bëjmë me dije se, nga ana e Prokurorisë kanë nisur verifikimet edhe në lidhje me publikimin e një videoje, provë materiale.


Nga verifikimet e para, ka rezultuar që materiali kallëzues është depozituar në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pasi videoja është publikuar në media të ndryshme dhe rezulton që zarfi ku është administruar prova të mos jetë i hapur.

Në lidhje me rastin në fjalë, është ngarkuar Agjensia e Mbikëqyrjes Policore për të kryer veprimet hetimore përkatëse.