Aktualitet

Prokuroria nis hetimet pas denoncimit: Kush i vodhi paratë e pacientit nga Infektivi

Prokuroria nis hetimet pas denoncimit: Kush i vodhi paratë e pacientit nga

Pas publikimit të një dite më parë në Stop, ku një djalë denonconte se babait të tij të shtruar në spitalin Infektiv i kishin vjedhur paratë dhe kartën e bankës, prokuroria është vënë në lëvizje duke nisur me hetimet.

Prokuroria nis hetimet pas denoncimit: Kush i vodhi paratë e pacientit nga

Djali i pacientit 58 vjeç tregoi se pas vdekjes së të atit pasi nuk fitoi dot betejën me Covid, spitali i ktheu sendet personale të babait. Por ai tha se mungonin 200 mijë lektë të vjetra në portofol si dhe karta e bankës me kodin PIN, ku sipas djalit janë tërhequr 600 mijë lekë të vjetra.  

Prokuroria po punon për identifikimin e punonjësit të spitalit që ka marrë paratë e pacientit që ndërroi jetë. Ndërsa prokurorja e çështjes Eriselda Bala ka thënë për Klan se u ka dërguar bankës disa shkresa që ditën kur është bërë denoncimi, që të identifikohet personi që ka bërë tërheqjen e parave.

Prokuroria nis hetimet pas denoncimit: Kush i vodhi paratë e pacientit nga

*Tiranapost.al.