Aktualitet

Prokuroria nis hetimet për sektet fetare! E mbijetuara e tragjedisë në Kombinat akuzohet për moskallëzim

Prokuroria nis hetimet për sektet fetare! E mbijetuara e tragjedisë

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet ndaj sekteve fetare, pas ngjarjes shokuese të vetëflijimit të nënës me të bijën në Kombinat. Sipas “Abc News”, të gjitha sektet fetare po hetohen nga prokuroria ndërkohe qe kjo e fundit ka ngritur akuzën edhe për 34-vjeçaren Blerta Josifi për “moskallëzim krimi”.

Zhaneta dhe Anisa Josifi, nënë e bijë, 56 dhe 33 vjeç, u gjetën të pajeta në shtëpinë e tyre, ndërsa vajza tjetër, Blerta Josifi, 34 vjeç është në gjendje të rënduar psikologjike. Nga të dhënat e mbledhura deri më tani, të treja ishin pjesë e sekti fetar.

Dyshohet se Anisa Josifi ishte e vdekur prej disa muajsh në shtëpi, ndërsa nëna dhe motra e kishin lyer me uthull dha vaj duke e mbuluar njëkohësisht me batanije të shumta, për të ngadalësuar dekompozimin.

Lexo me shume: