Aktualitet

Prokuroria nxjerr ekspertizën mjeko-ligjore të Lear Kurtit: Vdekja u shkaktua nga mbidoza e Kokainës

Prokuroria nxjerr ekspertizën mjeko-ligjore të Lear Kurtit: Vdekja u

Prokuroria ka zbuluar raportin mjeko-ligjor të vdekjes së Lear Kurtit. Shkaku zyrtar i vdekjes ka qenë ishemia dhe arresti kardiak, nxitur nga mbidoza e kokainës.

NJOFTIMI I PROKURORISË

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka administruar aktin e ekspertimit mjeko-ligjor nr 494/22 datë 14.11.2022, në lidhje me shkaqet e vdekjes së shtetasit Lear Kurti.

Në përgjigje të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor, përcaktohet diagnoza Anatomo-Patologjike:

Mbidozim (Helimim) akut me lëndë narkotike e llojit kokainë. Ishemi akute Hypoksite e miokardit e shoqëruar me kontraktim dhe deformim të miofibrilive, edemë e shprehur e trurit, stazë vazale dhe ekstravazat kapilar, atelektazë dhe emfizemë kompesatore e mushkrisë, hepatit kronik persistent.

Shkaku i vdekjes se shtetasit Lear Kurti ka qenë helmimi (mbidozim) akut me lëndë narkotike të llojit kokainë, i komplikuar me shok toksik, me mekanizimin e ishemisë akute të miokardit që ka sjellë për pasojë asistolinë kardiake (Ndalim i menjëhershëm i zemrës).

Si ndodhi ngjarja?

Në mbrëmjen e 19 tetorit në zonën e Don Boskos Policia tentoi t`i bënte Lear Kurtit një kontroll rutinë. I riu nuk iu përgjigj urdhërit të Policisë, duke vrapuar. Policia e ndoqi derisa e kapi për ta shoqëruar më pas në rajon. Rrugës në fugonin e Policisë, Lear Kurti u ndje keq dhe më pas u dërgua tek Spitali i Traumës ku megjithë përpjekjet për ta risjellë në jetë, nuk ia doli. Sipas Traumës, i riu mbërriti pa shenja jete në spital.