Aktualitet

Pronarët e skafeve protestë para drejtorisë së Policisë për ndalimin e mjeteve ujore: Po na dëmtohet biznesi

Pronarët e skafeve protestë para drejtorisë së Policisë

Një grup pronarësh të skafeve kanë protestuar sot para Drejtorisë se Policisë duke kërkuar që mjetet e tyre mos të bllokohen pasi dëmtohet biznesi që ata drejtojnë.

Protestuesit deklarojnë se mjetet e tyre lundruese janë me dokumentacione të rregullta dhe janë bllokuar pa të drejtë, duke shtuar se aksidentet kanë ndodhur nga individë dhe jo nga skafet e tyre të bizneseve private.

Bllokimi i mjeteve lundruese ka ardhur si masë pas aksidentit tragjik që i mori jetën tragjikisht 7-vjeçares, në plazhin Potamit në Himarë.

Kujtojmë se Jonada Avdia u përplas për vdekje nga skafi që drejtohej nga ish-oficeri i policisë Arjan Tase.